Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i rrezikshëm për shëndetin

by admin
Spread the love




Sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153.

Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin.

Sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës tetë të mëngjesit të sotëm, ndotësi kryesor në Shkup është grimca PM 2.5, përqendrimi i së cilës aktualisht është 11 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


You may also like