Ajranit Hoxha jep dorëheqje nga posti i ministrit të Bujqësisë

by admin
Spread the love




Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA tha se për shkak të cenimit të demokracisë të një pjesë të kësja qeverie me në krye zv/kryeministrin e parë, që vazhdoi gjatë ditës së djeshme që ishte dita më e turpshme për demokracinë në vendin tonë, ai jep dorëheqje nga pozita e ministrit, së bashku me dy zv/ministrat.

“Nuk mund të identifikojmë veten tonë me një partner i cili përdor të gjitha mjetet për të mbetur në pushtet. Sot pas 5 viteve u dëshmua se ata jo vetëm që nuk janë reformuar por janë perfeksionuar metodat e tyre të regjimit klasik. Vendimi është në përputhje me vendimet e kryesisë”, u shpreh Arjanit Hoxha, raporton SHENJA.


You may also like