Qetsor Ferrunaj është një nga konkurrentët që është futur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa ka arritur të tërheqë vëmendjen, jo vetëm te banorët ‘e vjetër’, por edhe të opinionit publik. Ai ka arritur të shkaktojë shpeshherë debate e diskutime, kryesisht me Luizin.
Së fundmi, në një bisedë me këngëtarin dhe Armaldon, Qetsori është shprehur se Olta ka menduar se ai është një person i manipulueshëm dhe se i ka folur me shenja. Ndër të tjera, Qetsori shtoi se i ka lënë Oltës të mendojë që e ka joshur dhe se aktorja ka bërë disa gabime kundrejt tij.
Pjesë nga biseda:
Qetsori: Nuk i jam afruar me strategji, thjesht për ti ndenjur afër, për ti dhënë një forcë shpirtërore, por jo të më ngatërroj mua me ndonjë që njeh. Ajo më ngatërroi disa herë me ndonjë që ajo njeh, e do qesharak muhabetin, ta marrë si të dojë. Kjo gjë do ta penalizojë me mua në vazhdim.
Luizi: Me gjithë atë vrull që i’u afrua Qetsorit, hashiqare thashë kjo është nisur me idenë ta afrojë pastaj ta djegë.
Qetsori: Jo për të më përdorur, të më djegë. E ka dashur këtë që në momentin e parë.