Ajeti: Kërkojmë tre pikët, Kombëtarja është gjithmonë objektiv

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej të dielës së 18 shtatorit grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator).

Për të folur në lidhje me këto dy ndeshje të rëndësishme për Shqipërinë, ka folur mbrojtësi Arlind Ajeti. Ajeti rikthehet me Kombëtaren pas disa muajsh, teksa mbrojtësi kuqezi vlerëson ftesën nga stafi kuqezi dhe shprehet se ai do të jetë gati të luajë nëse trajneri e vendos në formacion.

Izraeli dhe Islanda, si po i përgatisni këto ndeshje? – “Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi, por kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë.”

Ndyshimi i ekipit – “Janë disa lojtarë të rinj, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe që jam pjesë e ekipit dhe të luaj me Kombëtaren dhe sa herë jam i ftuar, jam gjithmonë i kënaqur.”

A e kam pritur një ftesë nga Kombëtarja? – “Kam luajtur katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati dhe të gjitha ndeshjet kam luajtur. E kam pritur një ftesë? Nuk mund ta them. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund e vendos trajneri. Unë jam gjithmonë gati për ftesën e Kombëtares.”

Mungesat në mbrojtje mund të ndikojnë në këto ndeshje? – “Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Unë do të jap maksimumin nëse më jep mundësinë trajneri të luaj. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.”

Krahasimi me ekipin e 2016? – “Sa herë të jem këtu, mundohem të jap maksimumin. Si në 2016 si tani. Kualiteti është shumë i lartë, shumë lojtarë me cilësi të lartë, nëpër skuadra të mëdha. Shpresoj që të arrijmë të njëjtin sukses. Futbolli ka shumë lidhje edhe me fatin. Në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe për momentin kemi disa lojtarë të lënduar dhe shpresoj që me këtë ekip që kemi do të bëjmë më të mirën.”

Izraeli? – “Është një kundërshtar i fortë. E kemi parë edhe në ndeshjen e parë. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen me Izraelin dhe mundësisht edhe të marrim tre pikë.”

You may also like