Ajazaj akuzon Lladrovcin se është dëshmitar i Speciales (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kundër kandidati i Ramiz Lladrovcit në garën për Drenasin, Driton Ajazaj, ka deklaruar sot se dyshon se Lladrovci është dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, që po mbahen në Hagë.

Ajazaj gjithashtu tha se për këtë Lladrovci edhe ka qenë në Holandë me 19 nëntor të 2019.

Driton Ajazaj si kandidat për kryetar të Drenasit i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se Lladrovci vetëm për ta fituar garën po manipulon se kinse e ka mbështetjen e ish-presidentit Hashim Thaçit.

Kjo nisur nga postimi e disa ditëve më parë ku Laldrovci deklaroi se kishte zhvilluar bisedë telefonike më ish-presidentin.

You may also like