“Air Albania” një makth për Partizanin, Tirana vetëm fitore në stadiumin e ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është java e derbit të kryeqytetit: të dielën e 2 tetorit në orën 19:00 në ekranin e Oversport dhe Tibo do të vijë live dhe ekskluzivisht përballja e parë sezonale mes Partizanit dhe Tiranës.

“Demat” kryesojnë kampionatin pas 5 javëve, ndërsa rivalët bardheblu qëndrojnë më poshtë në renditje me 4 pikë më pak se “armiqtë” e qytetit.

Në pritje të duelit të së dielës, po ju tregojmë disa statistika interesante të kësaj supersfide.

Që kur është inauguruar stadiumi “Air Albania” (17 nëntor 2019), në 5 sfidat që janë zhvilluar në këtë impiant Partizani nuk ka fituar asnjë sfidë përballë Tiranës (2 barazime dhe 3 humbje).

“Demat” nuk fitojnë një derbi që nga 13 marsi i vitit 2021, kur mposhtën bardheblutë 1-2 në “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë që pas rikthimit në Superiore, Partizani ka dominuar këtë sfidë, madje nuk ka pësuar asnjë humbje ndaj Tiranës për 4 sezone radhazi (2014-2019). / Oversport.tv

 

You may also like