Ai që ka hyrë i fundit shpallet fitues

by admin
Spread the love

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë banorëve për të fituar 10 mijë euro dhe për t’ia shtuar çmimit të madh që u ka mbetur nga totali prej 100 mijë eurosh. E gjatë kësaj sfide, banorët nuk duhet të reagojnë përkundrejt çdo gjëje që ndodh në shtëpi.

Në kuadër të kësaj sfide, në shtëpinë e Big Brother VIP është futur fituesi i edicionit të parë të këtij formati, Ilir Shaqiri. Gjatë kohës që ai qëndroi në shtëpi, ai ka biseduar me banorët, ndërsa është ngacmuar edhe nga Luizi, se cili prej banorëve do ta fitojë këtë vit Big Brother-in.

Balerini i njohur habiti me përgjigjen, duke thënë se çmimin e madh e fiton ai që hyn i pari, por me të mësuar që këtë vit, e para është futur Olta, ndërsa Luizi i fundit, ai tha se këtë vit mund të jetë e anasjellta. Një përgjigje që nuk i pëlqeu aspak Oltës.

Luizi: Që mos ta zgjasim, kush e fiton sipas teje?

Iliri: Fiton ai që ka hyrë i parë dhe do dalë i fundit.

Olta: Unë kam hyrë e para

Iliri: Kush ka hyrë i pari, del i fundit

Luizi: Olta, Unë kam hyrë i fundit

Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta do jetë e anasjellta këtë vit

Olta: S’qenka i lumtur. O Ilir po ç’pate?

You may also like