Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

by admin
Spread the love





Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të promovojë vetingun – si një projekt që do të zbulojë se kush ka përfituar jashtëligjshëm nga funksioni, qoftë në parti por edhe në institucione, transmeton TV21.

Nga Vrapçishti, Ahmeti tha se vetingu do të përfshijë edhe personat që shpifin.

“Ne përkushtohemi për Veting, për të gjithë politikanët, pavarësisht a është parti e madhe apo e vogël. Ta shohim njëherë si është Ali Ahmeti, si ka qenë dhe si është. Unë nuk them të fillojnë prej tjerëve, por prej te unë. Si ka qenë Ali Ahmeti para 20 vjetësh, si është tani? Të përfshijë të gjithë politikanët, funksionarët, kryetarët e komunave, sepse populli thotë – Aty ku hahet buka, ka edhe thërrmija. Ai që s’ka punuar drejtë, edhe 100 vjet të kalojnë, thërrmijat mbesin. Sepse nuk mundet t’i kujtohet çdokujt, të krijojë parti politike dhe të thotë: Ali Ahmeti hajdut, ai ka vjedhur, kriminel, ka vrarë njerëz. Unë nuk mund të rri gjithë ditën të them se se kam bërë. Edhe ai që shpif, edhe ai duhet të thirret në bisedë informative në Prokurori. Ai që shpif të shkojë në burg. Sepse edhe brenda një subjekti po luftohet, edhe brenda subjektit tonë po luftohet për t’ia zënë vendit tjetrit”, tha Ahmeti.







Artikulli paraprakGrubi: Asnjëherë s’kemi qenë më të fuqishëm në Qeveri! Janë ndarë 800 milion euro për Korridorin 8 (Video)




You may also like