Ahmeti: Vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se vendimi i Qeverisë për gazin do të ketë pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën.

E sipas tij, arsyet mund të jenë mungesa e përvojës apo edhe e qëllimshme.

Tutje, Ahmeti tha se SHBA-ka nuk ka asnjë profit financiar për shitjes së gazit në Kosovë, por Kosova ka edhe një interes të vetin.

Postimi i plotë:

Vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën. Asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marr vendime të tilla pa diskutime të gjëra. Arsyet mund të jenë mungesa e përvojes apo edhe të qëllimshme. Të dyjat janë brengosëse.

Nqs dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim. Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësise energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt.

Por është hap me rëndësi. Kosova ka edhe një interes të vetin. Diversifikimi i burimeve të energjisë na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia. Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbise.

Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje. Vëllau shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë.

Në raste të ralla vëllau i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllaun e madh.Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve. Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tonë.

You may also like