Ahmeti takon ambasadorin Rene Troccaz: Pa ndryshimet kushtetuese, rruga europiane është e bllokuar

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti takoi të dërguarin special francez për Ballkanin Perendimor, ambasadorin René Troccaz të shoqëruar nga ambasadori Cyrille Baumgartner, ish ambasadori Bernard Valero si dhe Mathie Abgrall, nga Misioni i Europës Ballkanike në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës.

Për gati tre orë kryetari Ahmeti me të dërguarit francez kanë shtjelluar zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, përfshirë këtu edhe zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Pa ndryshimet kushtetuese, rruga europiane është e bllokuar, kështu është theksuar në takim ndërkohë që pengesa e miratimit të amendamenteve kushtetuese është bllokim i qëllimshëm i integrimit europian.

Qytetarët dhe vendi nuk kanë kohë për kalkulime për përfitime partiake në kurriz të së ardhmes së tyre europiane.

Ndërkohë, sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, kryetari Ahmeti ka theksuar se njohja e ndërsjellë është zgjidhja e vetme që garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

MARKETING



You may also like