Ahmeti: S’mund të barazohemi në armatim me Serbinë për 10 vjet

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë për 10 vjet edhe sikur të shpenzojë të gjithë buxhetin e saj.

“Është hajgare me mendu që tash mundemi me ble armatim me u mbrojtë nga Serbia… Me ia nisë sot me shpenzu buxhetin tonë për 10 vjet, nuk mundemi me u barazu në armatim me Serbinë”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

Ai foli edhe për skandalin financiar në Slloveni të ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj. Sipas Ahmetit, Berishaj duhet të kthehet në Kosovë derisa vazhdojnë hetimet, njofton Klankosova.tv

“Është dashur të suspendohej ose të tërhiqej deri të bëhet hetimi.. Nuk ka nevojë ta bartin barrën qeveria me presidenten për të… Nuk mundem as me e sha as me i shti duart në zjarr për të”, tha ai.

You may also like