Ahmeti pritet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, i njofton për të arriturat e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga deputetet shqiptare, anëtare të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Xhylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj.

Bëhet e ditur se Ahmeti i njoftoi deputetet shqiptarë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimin e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme.

Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj, e që aktualisht e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë mekanizmat e Këshillit të Evropës, me theks të veçantë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më tepër, Republika e Kosovës tashmë ka adoptuar një numër të konventave të Këshillit të Evropës dhe ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, përderisa vet Këshilli i Evropës ka ardhur në përfundim që nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të rëndësishme.

Zëvendësministri i falënderoi deputetet për mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

Në fund, delegacionet u pajtuan që koordinimi i ngushtë të vazhdojë dhe të ketë bashkërendim të hapave të mëtutjeshëm.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like