Ahmeti: Prioritet i kemi ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love




Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit të liderëve u shpreh i kënaqur me konstruktivitetin e liderëve të partive tjera.

“Kishte dallime, por ishte konstruktive. Shpresoj se do të vazhdojnë këto takime për të ndërtuar një strategji të përbashkët për të ndryshuar sot. Racionaliteti dhe qetësia mbizotëruan, dua që të vazhdojë të kapërcejë dallimet. Bëra një apel që t’i kthehemi arsyes. Nëse ngrihen çështje nga e kaluara, ato do të na pengojnë të ecim drejt së ardhmes. Ne jemi ata që kërkojmë anëtarësimin në BE. Prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese”, tha Ahmeti. /SHENJA/


You may also like