Ahmeti: Po të kisha qenë kryeministër i Kosovës do ta kisha firmosur pa hezitim marrëveshjen

by admin
Spread the love





Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë ekskluzive për TV21 nga Ohri tha se ai po të kishte qenë kryeministri i Kosovës, në vend të Albin Kurtit, do ta kishte firmosur këtë marrëveshje pa hezitim. Sepse, sipas Ahmetit, kjo marrëveshje nuk e rrezikon substancën. Ahmeti apeloi gjithashtu se palët nuk duhet të jenë skeptike, sepse në fund të fundit kjo marrëveshje është një kompromis, dikush duhet të lëshoj pe.

“Palët nuk duhet të jenë skeptike, nuk duhet të jenë dyshuese. Kjo marrëveshje është kompromis, sepse kjo marrëveshje në fund nuk e rrezikon substancën. Unë, po të kisha qenë kryeministër i Kosovës, do ta kisha nënshkruar këtë marrëveshje, pa hezitim.”- tha Ahmeti.







Artikulli paraprakAli Ahmeti tregon se çfarë i tha Kurtit në takimin që pati sot me të në Ohër




You may also like