Ahmeti për Kurtin: Është anteu i Kosovës, mos të bie në kurthe të armiqve

by admin
Spread the love





“Arritje e madhe historike ajo çfarë bëri Kosova më 18 mars në Ohër dhe përfundimisht Kosova hapi shtigje drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare, që nga Bashkimi Evropian, NATO, deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Kështu e nisi fjalimin e tij në tubimin e BDI-së në Çair, Ali Ahmeti.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anteu i Kosovës dhe i uroi punë të mbarë atij në zbatimin, siç tha, të marrëveshjes së me Serbinë.

E këshilloi të mos bie në kurthe të armiqve.

“Sot Albin Kurti është anteu i Kosovës që duhet këtë Marrëveshje, këtë dakordsi ta shpie përpara, sepse përfundimisht Kosova lëre që e kishte legjitimitetin e pavarësisë, por tani e legjitimoi edhe sovranitetin që i kontestoheshe. Përfundimisht Kosova ka legalitet dhe legjitimitet dhe është shtet sovran. Albin Kurti të ketë punë të mbarë bashkë me institucionet dhe pa rënë në prita dhe në kurthe që mund t’ia bëjnë kundërshtarët, që mund t’ia bëjnë armiqtë e Kosovës”, tha Ahmeti, transmeton TV21.







Artikulli paraprakGrubi shtriu dorën e pajtimit? – Mexhiti: Rrenë e kulluar
Artikulli tjetërMexhiti: Kjo qeveri ishte në ikje, unë e shpëtova




You may also like