Ahmeti: Nuk ka nevojë për riformatim të Qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk ka nevojë për riformatim të Qeverisë dhe se partnerët e koalicionit qeveritarë njëzëri janë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

“Nuk kemi kohë për të hyrë në negociata për riformatim të Qeverisë, apo për ndryshime në partneritet qeverisë. Gjërat janë në kuadër të normalitetit. Arsyeja e Zaevit është se tanimë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëj me dinjitetin e tij. Por përball dinjitetit ai ka mos pajtueshmëri të madhe nga gjithë partnerët e koalicionit por edhe nga të gjithë komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti nga Brukseli, Uashingtoni dhe NATO, të cilat presin që shteti të përparoj në drejtim të zbatimit të politikave që i ka”, deklaroi Ahmeti.

You may also like