Ahmeti kritikon deklaratat e kandidatëve: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

by admin
Spread the love

Kryetari i
Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar debatin zgjedhor mes kandidatit të VV-së,
Arben Vitia dhe atij të LDK-së, Përparim Rama.

Ahmeti thotë se
debati ishte i bazuar në numra inekzistent.

Postimi i plotë:

Nuk janë as 46
mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë.

Në vitin 2014 e
kemi bërë një vlerësim dhe kanë qenë 46 mijë shkelje të ligjit (këtu përfshihen
edhe mbylljet e ballkoneve).

Prej atëherë ka
ndërru ligji edhe njëherë duke e shtyrë edhe datën e aplikimit.  Në ndërkohë janë rrënuar plotë objekte edhe
nga inspekcioni dhe tepër më shumë janë rrënuar vetë për shkak të
ndërtimeve.  Janëe legalizuar mbi 1000
ndërtime, e prej të cilave plotë përfshijnë nga disa shkelje të ligjit.

Sot janë
shumë  më pak!

Njëri kandidat
nuk ishte azhurnuar nga 2014 dhe nuk kishte sigurinë që ta mbronte numrin.  Tjetri kandidat përdori komunën si burim pa
qenë fare as mundësia teorike, dhe tha se janë 55 mijë banesa pa leje.  në këtë nuk ka as logjikë. Tjetri pastaj tha
nashta janë bërë në mandatin e dytë që do të thote se ai tha 1ë 11,000banesa pa
leje janë ndërtuar. 🙂 a e dini sa
janë 11,000 banesa?

Debatet janë të
domosdoshme por jo të bazuara në numra inekzistent.

You may also like