Ahmeti: Komuniteti rom i nëpërkëmbur dhe i anashkaluar

by admin
Spread the love

BDI fushatën parazgjedhore e vazhdoi në komunat Butel dhe Shuto Orizarë. Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në Shuto Orizarë, Imrane Ramadani tha se mbështetjen e qytetarëve e kërkojnë për të vazhduar realizimin e projekteve.

Ndërkaq kreu i partisë, Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se dëshiron një fushatë me dinjitet dhe të drejtë. Karvani i fushatës së kësaj partie sonte do të qëndrojnë në Hasanbeg dhe Haraçinë.

“Dhe komuniteti rom i nëpërkëmbur, i anashkaluar, i keqtrajtuar, duhet të jetë i barabartë dhe me dinjitet si gjithë të tjerët. Sepse edhe ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./Tv21

You may also like