Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Flejë sonte se të presin punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend
Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama,
raporton Ekonomia Online.

Ahmeti me këtë rast e ka këshilluar
Ramën që të flejë sonte ngase për katër vjet e presin shumë punë.

Madje ai i ka premtuar se
telefonin çdo herë do ta mbajë të hapur sa herë që ai ka nevojë për ndihmë.

“Flejë sonte sepse tash 4
vjet pak gjumë do të keni. Sukses në punë”.

“Unë nuk të përzihem në punë, por
telefonin qel e kam me të ndihmuar”.

Kryetari i ardhshëm, Përparim Rama
ka thënë se Prishtina është qytet i karakterit unik, raporton EO.

Ai tha se do t’ia dalin 4 vjet
duke shpresuar se do të qeveris edhe katër vjet të tjera.

“Mendoj që fokusi jonë do të
jetë përbashkimi i të gjithëve në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Ne e kemi kaosin urban dhe duhet
ta luftojmë së bashku. E di që në aspektin e financave si sfida më e madhe nuk
kemi sfida. Nuk kam dyshim që do t’ia dalim 4 vjet e poashtu edhe 8 vjet”.

LEXONI EDHE:

You may also like