Ahmeti: Është biseduar për hyrjen e ASH-së në Qeveri, ASH: Do të vazhdojmë të kemi komunikim me të gjitha partitë politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë është bërë e qartë se pushteti po diskuton për ta marrë Aleancën për Shqiptarët në Qeveri. Edhe kreu i integristëve, Ali Ahmeti tha se ka pasur takime me përfaqësues të ASh-së dhe se janë në bisedime, por shtoi se ende është herët që të flitet për një epilog konkret.

“Me Aleancën, takimet d.m.th. me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve

-A është e gatshme BDI për të hequr dorë nga një ministri?

-“Akoma nuk është biseduar për detaje dhe nuk mund të paragjykoj tani sepse është një proces në rrjedha e sipër”.

Takimin mes Ahmetit dhe përfaqësuesve të ASh e konfirmojnë edhe nga kjo parti, por duke mos shpjeguar se cila ka qenë tema e takimit.

“Ne kemi kanale komunikimi në vazhdimësi me të gjitha partitë politike. Në këtë drejtim ka pasur takim nga të deleguar të Kryetarit (ud) për takim edhe me BDI-në. Kësi lloj komunikimesh do të vazhdojmë të kemi me të gjitha partitë politike, e në veçanti komunikim intensiv do të ketë me partitë politike shqiptare.”- tha Aleanca për Shqiptarët.

Por nga ana tjetër zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski shtoi se takimi mes Kovaçevskit dhe Taravarit nuk ishte ftesë që ASh të hyjë në Qeveri, por të mbështetet procesi evropian.

Rruga evropiane është diçka që duhet se bashku ta realizojmë dhe të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi dhe pikërisht në këtë drejtim është edhe thirrja e kryetarit Kovaçevski, që të gjithë të qëndrojmë të bashkuar pas rrugës evropiane dhe t’i mbështesim të gjitha proceset që janë të nevojshme që sa më shpejtë RMV të bëhet pjesë e BE-së.”– tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

Edhe sipas zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, në këtë fazë me ASh-në po diskutohet për vlerësimin e momentumit politik, se a do të kalojë kjo në fazën e dytë që do të thotë marrëveshje për koalicionim formal ose jo, kjo tashmë varët nga vlerësimet e fazës së parë, përfundoi Osmani.

You may also like