Ahmeti: Bisedimet me ASH-në ende janë në fazën fillestare, nuk ka asgjë konkrete!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrje eventuale ne Qeveri, janë ende në fazë të takimeve fillestare dhe nuk ka asgjë konkrete të definuar në këtë drejtim, ka thënë sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyetur se si do të ndikojë hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri, ai tha se nëse ka epilog pozitiv nga ky proces, kjo do të kontribuonte shumë për konstruktivitetin dhe stabilitetin e shumicës parlamentare.

Në lidhje me ndarjen e resorëve, ai tha se për këto tema ende nuk është biseduar, ngase bisedimet janë në fazën fillestare.

“Pritet që të mbahen takimet e radhës në këtë drejtim”, u shpreh Ahmeti. /SHENJA/

 


You may also like