‘Ah kur flenë kështu’, Arbana ndan momentin e ëmbël me vajzën (FOTO)

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani u bë nënë e një vajze pak javë më parë. Ajo dhe partneri i saj, gjithashtu shumë i njohur, regjisori Eduart Grishaj vendosën ta pagëzojnë të voglën me emrin Zoi, një emër vërtetë i veçantë dhe shumë pak i dëgjuar në Shqipëri.

Por, teksa Eduarti është shumë i zënë këto kohë me prezantimin e filmit të tij të ri, ‘Sofia’ dhe me daljet e tij mediatike për ta promovuar sa më shumë, duket se mami Arbana po kalon më shumë kohë me të voglën dhe jo vetëm, por edhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin.

Në një postim në rrjete sociale disa orë më parë, prezantuesja shqiptare ka ndarë një moment shumë të ëmbël për ndjekësit e saj, teksa shihet me të voglën e saj në krahë. Zoin e ka zënë gjumi pikërisht në krahët e së ëmës, e cila ka shkrepur një foto, ku duket shumë e buzëqeshur, pasi edhe ajo ka gjetur pak qetësi për veten e saj.

Ah kur flenë kështu’ – shkruan Arbana krahas fotos, që na emocionon të gjithëve. Me siguri, të gjitha nënat arrijnë ta kuptojnë moderatoren në këto momente qetësie. Arbana Osmani është pa dyshim një nga prezantueset shqiptare të momentit, e cila së shpejti do të rikthehet në ekran për të moderuar edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP’ në Top Channel.

You may also like