Agustin Kola për Oversport: Profesori më kaloi në provim që mos të shkoja te Partizani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të kalosh në provim sepse profesori jot është tifoz i Tiranës dhe nuk do që ti të transferohet te Partizani. Kjo është historia e Agustin Kolës i cili rrëfen për Oversport një nga momentet më interesante kur ishte lojtar i Tiranës, por edhe nxënës dhe nuk po kalonte dot lëndën e Anatomisë.

“Për një derbi nuk na zinte gjumi një javë resht”, shprehet fillimisht Agustin Kola. Më pas ish-lojtari bardheblu zbulon një histori që i ka ndodhur në shkollë, ku siç e pranon edhe vetë ai nuk shquhej të ishte një nxënës i shkëlqyer.

“Kam pas provimin në shkollë në Institut me profesor, Xhelil Bakirin. Të them të drejtën nuk kam qenë për shkollë, por kështu ishta djal i urtë. Kur vinte puna dhe shihte fletën e provimit, nuk kisha shkruar asgjë. Po një herë mund të ngeleshe se për herë të dytë shkoje ushtar.

Ai më pa mua që nuk kisha shkruar asgjë dhe thotë: E di unë, ti do të ngelesh që të shkosh ushtar te Partizani, por notën pesë e ke të marr. E kapa dhe e putha profesorin sepse ishte tifoz i Tiranës dhe vetëm në këtë mënyrë mund të më merrnin mua.” /oversport.tv

You may also like