Agron Shehaj reagon ashpër ndaj ndodhisë së sotëme: Akt i planifikuar djallëzisht për qëllime politike

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Agron Shehaj, ka komentuar sulmin e sotëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Shehaj e ka quajtur këtë sulm, një akt të planifikuar djallëzisht për qëllime politike si përgjigje e protestës së opozitës për të denoncuar Ramën në ditën e Samitit në Tiranë.

“Dhuna ndaj liderit të opozitës Z.Berisha, është veprim tronditës dhe kriminal.

Gjithçka të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një akt të planifikuar djallëzisht për qëllime politike si përgjigje e protestës së opozitës për të denoncuar Ramën në ditën e Samitit në Tiranë.

Edi Rama ka krijuar modelin e dhunës ndaj kundështarëve dhe kritikëve: tritol, dhunë dhe bastisje policore, sekuestrim dhe shpronësim.

Mbi të gjitha ai mbjell përditë urrejtje me gjuhën e tij ndaj mediave dhe gazetarëve, ndaj kundërshtarëve dhe partive politike, dhe ndaj çdokujt që është kritik me të. Rama duhet larguar, mbi të gjitha, për t’i dhënë fund dhunës dhe urrejtjes së përditshme që mbjell kudo”, tha Shehaj.

You may also like