Agron Gjekmarkaj ironizon Rithemelimin: Ngushëllime atyre që besuan tek vota e lirë, nën udhëheqjen e Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjete sociale, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas zgjedhjeve të “Rithemelimit”, të cilët zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Me nota ironie, Gjekmarkaj u “shpreh ngushëllime” atyre që besuan tek vota e lirë nën udhëheqjen e Sali Berishës.

Reagimi:

“Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do persoset edhe më e uruara.Ajo do të “rithemelohet!”, shkruan Gjekmarkaj.

You may also like