Agjenti i Lukakut: Ky klub i madh anglez dëshironte transferimin e klientit tim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Agjenti i Romelu Lukaku Federico Pastorelli ka treguar që kampioni anglez Manchester City kishte provuar që ta transferonte yllin e Chelseat në vitin 2020.

Gjatë kësaj vere, Lukaku kompletoi transferimin e tij nga Interi te Chelsea për një shumë afro 116 milionë eurosh, duke u rikthyer në “Stamford Bridge” për një aventurë të dytë, pas dy vitesh të suksesshme me “Nerazzurët”.

Para një viti ylli belg mund të ishte transferuar te një klub tjetër i Premier Ligës angleze, ku agjenti i tij Pastorello ka treguar që City kishte bërë një ofertë për ta transferuar klientin e tij gjatë sezonit 2020/21.

“Mendoj që mund ta them pa e nevrikosur ndonjë palë që Manchester City kishte bërë një ofertë para një viti. Gjatë pandemisë, ishte tejet e komplikuar sepse duhej që të fluturoje drejt vendeve të ndryshme për tu takuar me njerëz. Kishte filluar shumë seriozisht, por ata e ndryshuan idenë e tyre ose nuk ishin të gatshëm për ta transferuar”, tha Pastorello.

“Të them të drejtën, ishte e vështirë pas vitit të parë, mund të them e pamundur. Ai nuk e kishte fituar ligën me Interin dhe ai e donte atë gjë, dhe sigurisht që ishte e pamundur. Kështu që City u fokusua tani në verë te Harry Kane”, shtoi agjenti i Lukakut.

Që prej se u transferua nga Interi te Chelsea, Romelu Lukaku ka bërë 11 paraqitje për “Blutë” e Londrës duke regjistruar katër gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

You may also like