Agjenti i Lukakut: Është golashënuesi më i mirë i Chelsea, Interi e Milani të presin

by admin
Spread the love

Ajo e Romelu Lukakut është pa dyshim një nga situatat më të vështira për t’u shpjeguar për këtë sezon futbollistik, pasi Chelsea shpenzoi plot 115 milionë euro për kartonin e sulmuesit belg, që më shumë kujtohet për debatet me trajnerin Tuchel, sesa për golat e tij.

Është folur shpesh për një rikthim të belgut në Serinë A, megjithatë menaxheri i tij, Fedrico Pastorello ka përgënjeshtruar gjithçka dhe ka deklaruar se vendimi për të ardhmen do të merret me qetësi, në përfundim të sezonit.

“Është një situatë komplekse, për vetë shifrat e operacionit dhe atë që ka ndodhur më pas. Nuk mund të flasim tani për të ardhmen, pasi më parë duhet të bëjmë disa vlerësime. Romelu është golashënuesi më i mirë i ekipit, ndonëse ka luajtur më pak se të gjithë titullarët e tjerë, ndaj mbetet për t’u parë çfarë do të bëjmë këtë verë”, deklaroi Pastorello.

Te Interi janë gati të rikthejnë belgun në huazim, por edhe në anën kuqezi të Milanos, ëndërrojnë blerjen e tij, sidomos nëse klubi do të kalojë në dorën e Investcorp, një fond shumë i pasur arab.

“Të gjitha zërat për rikthim në Serinë A janë thashetheme, pasi Romelu ka shprehur gjithmonë dashurinë për tifozërinë zikaltër, ashtu si edhe atë për Anderlechtin, por nuk ka asgjë konkrete. Chelsea sapo ka ndërruar pronësi dhe nuk e dimë ende se me cilët duhet të bisedojmë, ndaj nuk mund të nisim negociatat me klube të tjera, pa zgjidhur më parë gjithçka me londinezët”, deklaroi Pastorello.


Top Channel

You may also like