Agjenti i Berishës: Situata te Torino na la pa fjalë, Salernitana një alternativë për portierin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një intervistë të dhënë për “TuttoMercatoweb.com”, Federico Pastorello, agjenti i portierit të Torinos, Etrit Berisha ka folur për të ardhmen e gardianit shqiptar.

“Merkato e portierëve është shumë e vështirë, sepse një klub blen portier vetëm nëse e ka të nevojshme. Sulmuesin, mesfushorin apo mbrojtësin mund ta blesh edhe nëse ke të tjera në skuadër. Situata me portierët është ndryshe, përveç disa klubeve që nuk kanë hierarki të vendosura, mbi atë që është titullar. Prandaj për të blerë një, duhet të largosh një tjetër.

Thënë kjo, ajo që i ndodhi Neuer mund të sjellë një efekt domino. Pas dëmtimit të Sepes, Salernitana po kërkon një lojtar në atë rol, derisa të kthehet Sepe. Berisha meriton të luajë në Serie A.

Situata te Torino na zuri paksa të papërgatitur, sepse mbylli sezonin e kaluar duke luajtur shumë mirë. Si rrjedhojë priste më shumë hapësira si titullar këtë sezon. Po punojmë që të gjejmë një mundësi të re, të shohim ku do të krijohet në Itali apo jashtë saj”, ka thënë Pastorello. / Oversport.tv

You may also like