Agjenti i Arthur Melo në Londër, Juventusi ka një kusht për Arsenalin

by admin
Spread the love

Arthur Melo është pranë transferimit në Premier League tek
Arsenali.

“Topçinjtë” po bisedojnë prej kohësh me agjentin e mesfushorit dhe drejtuesit e Juventusit për t’i dhuruar trajnerit Mikel Arteta përforcimin e dëshiruar në qendër të mesfushës.

Klubi londinez e do brazilianin në huazim të pastër deri në fund të sezonit, por “Zonja e Vjetër” nuk e pranon një skenar të tillë për 25-vjeçarin që ka veshur 21 herë fanellën e kombëtares së Brazilit.

Juventusi është dakord për huazimin e lojtarit për dy vite, me të drejtë blerje nga Arsenali. Agjenti i Arthur Melo ka fluturuar drejt Londrës ditën e djeshme për të gjetur një akord me drejtuesit e Arsenalit.

Bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe kalimi i mesfushorit në Premier League është çështje ditësh. Ndërkohë, bardhezinjtë e Allegrit kanë piketuar Denis Zakaria (M’Gladbach) për të zëvendësuar lojtarin latin.


Top Channel

You may also like