Agjenda e kryediplomatit Borrell, 3 ditë rraskapitje me ujdinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të hënën ka udhëhequr Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që u mblodh në Bruksel.

Temë e kësaj trupe e cila zhvillon punimet edhe të martën ishte dhe pajtimi Kosovë-Serbi por pa nënshkrim që u arrit të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e vetë Borrellit dhe emisarit Miroslav Lajçak. Dy vendet u dakorduan për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për ujdi bazë.

“Diskutime të gjata më në fund një marrëveshje që do të konsiderohet pjesë integrale të rrugës evropiane për të dyja. Kjo do të jetë pjesë e kapitujve negociues me Serbinë pra Kapitulli 35, dhe do të përfshihet në dokumentet e normalizimit dhe kërkesave për Kosovën. Kjo tani është diçka obliguese  dhe neve na duhet ta shikojmë nga afër zbatimin. Të dyja palët janë marrë vesh , janë zotuar që ta bëjnë .Kështu që të shohim  kujdesshëm  sesi do të ndodh.”, tha i pari i diplomacisë evropiane në nisje të takimit të Këshillit.

Ndërkohë u deklaruan dhe ministra tjerë të punëve të jashtme të 27 vendeve anëtare të Unionit.

“Tani të dyja palët në parim janë pajtuar për këtë kornizë të normalizimit. Se  për çka bëhet fjalë këtu “dreqi qëndron në detaje” pra rruga e zbatimit. Gjithmonë njëra palë do që pala tjetër së pari të veproj e pastaj ajo të i kryej pikët e saj”, tha Aleksander Schallenberg, ministër i punëve të jashtme të Austrisë.

“Marrëveshja e pranuar nga Kurti(kryeministër i Kosovës) dhe Vuçiq (president i Serbisë)është bazamenti, tani varet se si do të jetë zbatimi, kur është fjala për themelimin e Bashkimit të Komunave Serbe, e kur është fjala për njëfarë normalizimi të marrëdhënieve. Mund të them se në fillim kishte pritshmëri më ambicioze nga të gjitha palët, por nëse ka ndonjë bazë tani, zbatimi do të jetë i rëndësishëm”, theksoi Tanja Fajon, ministre e punëve të jashtme të Sllovenisë

Përveç në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme,Borrell do ketë  angazhim edhe të enjten e të premten po në Bruksel.

Më 23 e 24 mars, mblidhen shefat e shefet të shteteve anëtare të BE-së. Akordi Kosovë-Serbi i 18 Marsit , do jetë një nga temat e raportimit e diskutimit në mbledhjen e Këshillit Evropian.

You may also like