Agjencia e Mbrojtjes s’është kusht për anëtarësim në NATO, mungojnë ekspertët

by admin
Spread the love

Agjencia e Mbrojtjes, institucion ky që pritet të formohet pas paralajmërimeve të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, po vlerësohet si i nevojshëm nga njohësit e fushës së sigurisë ne vend, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse nuk është praktikë e vendeve të NATO-së, politologu Fidan Ukaj për
Ekonomia Online thotë se nuk e beson se do të kusht për anëtarësim në NATO.

Ai sqaron se shumica e vendeve anëtare të NATO-s nuk e kanë këtë agjenci,
por Shqipëria dhe ShBA e kanë vënë në funksion një mekanizëm të tillë.

“Unë nuk besoj që do të ketë një kusht të tillë. Mirëpo themelimi i
këtij agjencioni është një praktikë shumë e mirë sepse përmes këtij agjencioni
do të vlerësoheshin nevojat e Kosovës dhe do të lidhesh partneritete të reja me
kompani të ndryshme të cilat janë prodhues të fuqishëm në botë dhe që do të
prodhonin armatimet më të reja të cilat janë sot në tregun botëror”.

“Themelimi i Agjencisë së Mbrojtjes nuk është një praktikë e zakonshme
dhe një agjencion të tillë nuk e kanë të gjitha vendet e NATO-s. Mund të them
se e kanë shumica e vendeve të NATO-s një agjencion të tillë. Një agjencion të
tillë e kanë edhe Shqipëria të themeluar sigurisht edhe Shtetet e Bashkuar të
Amerikës”.

Sa i përket rolit dhe funksionit të këtij agjencioni, Ukaj thotë se mund
edhe të bëhet me ligj të vecantë, si dikaster në Ministrinë e Mbrojtjes apo brenda
Zyrës së Kryeministrit.

Por sipas tij, mungojnë ekspertët e fushës që do të kontribuonin në të
ardhmen.

“Te roli dhe funksioni i agjencionit varet se si do të formohet sepse
mund të jetë i formuar me ligj të veçantë. Mirëpo mund të jetë edhe i formuar
si dikaster brenda për brenda vetë Ministrisë së Mbrojtjes ose edhe të Zyrës së
Kryeministrit. Nëse do të formohej brenda për brenda Zyrës së Kryeministrit si
agjencion atëherë do të përfshinte edhe agjencione të tjera siç është
Agjencioni i Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës”.

“Kosova ka mungesa të mëdha të ekspertëve të fushës dhe në mungesë të
këtyre ekspertëve unë mendoj se Kosova çalon në ekspert profesionist. Ky është
hendikep i madh që do ta plotësonte nevojën e këtij agjencioni me ekspertë të
mirë që do t’i kontribuonin të ardhmes”.

Edhe Avni Islami njohës i çështjeve të
sigurisë e sheh të nevojshme formimin e këtij institucioni, pasi siç thotë ai
do të fillojë edhe ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së armatimit.

“Mendoj që formimi i Agjencisë së Mbrojtjes është
një nevojë e vendit tonë, ku përveç se tashmë kemi Forcën e Sigurisë së Kosovës
e cila ka nevojë për armatosjen e saj dhe pse jo të mos krijohet kjo Agjencia e
Mbrojtjes dhe të filloj në ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së armatimit
ku Kosova do të ishte një vend që do të mund të investonin në industrinë e
armatimit po pse jo edhe bizneset dhe kapitali jonë të marrë pjesë në prodhimin
e armëve të ndryshme dhe kësisoj Kosova të bëhet një vend atraksion jo vetëm
për vendet e tjera për shitjen e armatimeve por edhe për armatosjen e vetë
FSK-së”.

Islami pohon se formimi i kësaj agjencie është kusht për
anëtarësim në NATO, mirëpo do të jetë në funksion të strukturave të sigurisë,
raporton EO.

“Nuk besoj që duhet të jetë kusht industria e
armatimit për anëtarësim në NATO sepse ka shumë vende të tjera të cilat janë
pjesë e NATO-s po nuk kanë armatim. Mirëpo si do që të jetë kjo është në
interes të Kosovës e sidomos në interes të strukturave të sigurisë së
Kosovës”.

Islami thotë se në kuadër të kësaj agjencie duhet të jenë
edhe Policia, FSK-ja, AKI-ja e të gjitha mekanizmat e tjerë të sigurisë në
vend.

“Sigurisht që në kuadër të kësaj agjencie duhet të
jenë strukturat e sigurisë së shtetit ku do të merrnin pjesë nga FSK, nga
Policia, AKI dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës”.

Sipas tij, duhet bashkëpunim edhe me ekspert ndërkombëtar, por edhe vendor.

You may also like