Agim Nesho trondit me deklaratën: Ja si trajtohen zyrtarët shqiptarë kur vijnë urdhra nga Ankaraja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Artur Zheji dhe diplomati Agim Nesho komentuan vizitën zyrtare të Presidentit turk, Erdogan, në Shqipëri.

Për analistin Zheji, Erdogan po na jep katër shtëpi dhe nga ana tjetër po investon 100 milionë euro për xhami në vendin tonë. Ndërsa diplomati Nesho u shpreh se po krijohet një ndërvarësi mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Pjesë nga diskutimet:

Zheji: Te marrëveshjet që do firmosen sot nuk pashë të ketë një marrëveshje për bashkëpunimin e policive. Rama ka thënë më herët se do sjellë dronë për të kontrolluar gjithë territorin. Nëse do të kishim bindjen që kemi një polici të mirë jo politike, do isha shumë i kënaqur. Nëse kemi dyshim se policia jo rrallë është vënë në funksion të ekzekutivit, kjo na shqetëson. Unë dua që policia të jetë sa më e pavarur nga politika, por kjo është një dëshirë e jona.

Nesho: Së pari, mendoj që është në rrezik kur mjete të sofistikuara kontrolli vihen në përdorim të një institucioni, që gjithnjë e më tepër është i politizuar. Së dyti, që më shqetëson, është mënyra e hapjes së teknologjisë së dronëve nga Turqia, kur mund të ishte bërë nga Izraeli, SHBA. Kjo është një ndërvarësi që mund të kemi me Turqinë. Ajo që përbën rrezik është marrëveshje e Ramës me Erdogan para fushatës elektorale, ku flitej në bashkërendimin e punëve për terrorizmin. Nëse shtetin turk e shqetësojnë vetëm gylenistët, kjo tregon ndërvarësi, kemi një imponim. Dimë edhe që zyrtarët shqiptarë trajtohen pa respekt, kur është puna për urdhrat që vijnë nga Ankaraja, që kanë qenë deri në postin e ministrit të Jashtëm. Kjo con drejt një skenari për rikthimin e perandorisë turke. Por Shqipëria është një vend me vlera evropiane, që ka simbolet e saj, heronjtë e saj.

Zheji: Është një aleancë dhe Rama e ekspozon këtë aleancë te populli shqiptar, madje në gjithë Ballkanin, si një paprekshmëri e kufijve të Shqipërisë. Rama në mënyrë indirekte e thotë se na e garanton Erdogani këtë. Tipari jonë dallues është multifetar. Një nga gjërat që do bëjë Erdogan është edhe inaugurimi i xhamisë në Tiranë. Ai na jep 4 shtëpi, dhe na jep 100 milionë euro në xhamia. Le të ndodhë e kundërta. Ai provokon multifetarizmin shqiptar dhe kjo më shqetëson.

You may also like