Agim Bahtiri i kërkon falje publikisht bashkëshortes për mungesat e shumta

by admin
Spread the love

Kryetari në largim i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij.

Bahtiri i ka kushtuar asaj një dedikim special për ditëlindje.

Ai e ka falënderuar bashkëshorten e tij se i ka qëndruar pranë në çdo sfidë.

“Urime ditëlindjen gruaja ime e dashur🌹❤ 🎉.Së bashku krijuam një familje të shëndosh, rritëm e shkolluam gjashtë fëmijë, të cilët tash janë të gjithë menaxherë të suksesshëm.
Faleminderit nga zemra që gjithmonë më qendrove pranë, më mbështete në çdo sfidë të jetës, edhe pse fizikisht nuk kam mundur çdo herë të jem pranë teje dhe fëmijëve për shkak të angazhime të shumta që kanë pasur gjatë gjithë karrierës time. Të uroj edhe shumë e shumë ditëlindje të lumtura e çdo të mirë në jetë, së bashku me mua, fëmijët dhe nipërit e mbesat.Gëzuar 🥂”, ka shkruar Bahtiri.


You may also like