Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu, ka emëruar nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale dhe drejtues të kabinetit të tij, shkruan EkonomiaOnline.
“Rruga për ndryshimin e Ferizajt, nuk do të ndalet. E
ecjen do ta bëjmë bashkë me ekipin e dëshmuar për punë të ndershme, vlera
njerëzore e profesionale si dhe mbi të gjitha vullnetplotë për të dhënë më të
mirën nga vetja, për Ferizajn tonë”, është shprehur Aliu.
Më poshtë gjeni emrat e drejtorëve dhe fjalimin e Aliut:
Ferizajas të nderuar!
Rruga për ndryshimin e Ferizajt, nuk do të ndalet. E ecjen
do ta bëjmë bashkë me ekipin e dëshmuar për punë të ndershme, vlera njerëzore e
profesionale si dhe mbi të gjitha vullnetplotë për të dhënë më të mirën nga
vetja, për Ferizajn tonë.
Sot, emërova nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale
dhe drejtues të Kabinetit tim. Ky është ekipi im në këtë mandat të ri 4 vjeçar
të qeverisjes së Komunës së Ferizajt:
1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu,
Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.
2. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani,
Pedagog.
3. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
– z. Arben Halili, Magjistër i Shkencave
të Biologjisë.
4. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme –
z. Besnik Berisha, Magjistër i Menaxhmetit.
5. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies
Sociale – Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.
6. Drejtor i Drejtorisë së Financave – znj. Sebahate Ajeti
Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.
7. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë – z.
Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.
8. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit –
znj. Xhemile Murati Shabani, Magjistre e Shkencave Juridiko-Penale.
9. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit
– z. Balton Dërguti, Ekonomist i Diplomuar.
10. Drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit
– z. Sabri Murseli, Magjistër i Shkencave Penale.
11. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z.
Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.
12. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton
Hajdini – Inxhinier i Ndërtimtarisë.
Kurse sa i përket Kabinetit tim, kam emëruar:
1. Shef i Kabinetit –
z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.
2. Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun (Zëdhënës) – z. Selim
Marevci, Politolog.
Na priftë e mbara, në punën tonë ekipore, për ta bërë Ferizajn edhe më të mirë.