Agim Ademi takohet me Edon Zhegrovën, tregon se çfarë biseduan

by admin
Spread the love

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar super yllin ‘dardan’, Edon Zhegrovë, transmeton Insporti.

Ai ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, ku është shprehur i kënaqur me vizitën e Zhegrovës, dhe i ka uruar atij shumë suksese me skuadrën e Baselit, e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës.

Postimi i plotë i Agim Ademit: 

“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar me çrast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi. Bashkë me festat e fund vitit I uroj shëndet dhe suksese në skuadrën e tij te Baseli e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook.

You may also like