Afron koha e Haxhit, në Kosovë kushton 800 euro më shtrenjtë se në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur çmimin dhe dokumentet e nevojshme që duhet t’i kenë besimtarët myslimanë të cilët janë të interesuar që sivjet të kryejnë Haxhin.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga BIK-u, këtë vit shkuarja në Haxh e kap koston e 5 mijë e 700 eurove, derisa janë listuar edhe dokumentacionet e nevojshme.

Ndërkohë njoftim për Haxh ka bërë edhe Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Ajo që vërehet në njoftimin e Shqipërisë, është që çmimi i përgjithshëm i kryerje së këtij rituali është 4 mijë e 900 euro, apo 800 euro më pak se në Kosovë.

You may also like