“Afrim Tole nuk më foli për 6 muaj”, Alban Tafaj rrëfen për Oversport përjetimet në derbi

by admin
Spread the love

Alban Tafaj ka qenë një prej lojtarëve që e ka përjetuar derbin e Tiranës me të dyja fanellat, si të Partizanit edhe atë të bardhebluve. Në prag të kësaj sfide, Tafaj foli për mikrofonin e Oversport, ku zbuloi edhe disa histori nga mënyrë se si përjetohej derbi me fanellat e të dyja ekipeve.

“Java e derbit fillon që me hedhjen e shortit. Unë i kam përjetuar këto si lojtarë, drejtues dhe trajner dhe në momentin që hidhet shorti shikojmë se kur e kemi derbin dhe datat. Është nga të vetmet ndeshje që trajneri e ka më të lehtë për të karikuar grupin, sepse grupi është i karikuar vetë për këtë ndeshje.”

Sa i përket lojtarit që ai mendon se i ngjan më shumë te Tirana e sotme, Tafaj përgjigjet:  “Ismajlgeci është një lojtar që e kam dobësi dhe më pëlqen shumë. Lojtarët e majtë janë ata që dallohen më shumë edhe përmes krosave. Më ngjan sikur jam unë.”

“Derbit i kam përjetuar te të dy kampet, por te Partizani ka qenë më i qetë. Te Tirana ka pasur më shumë tension. Partizani ishte një skuadër që kërkonte ta fitonte derbin, por gjithmonë i druhej Tiranës, që zakonisht ishte një skuadër që e dëmtonte në derbi.

Edhe kur ishte mirë Partizani i dikurshëm, Tirana arrinte t’i krijonte gjithmonë probleme. Te Tirana është komplet një histori tjetër, sepse derbi ka një emocion tjetër. Të gjithë njerëzit që të rrethojnë, familja ose njerëzit e lagjes të pyesnin gjithmonë si do dalim në derbi, sepse për tifozët e Tiranës më i rëndësishëm është fitimi i një derbi se sa i vetë titullit.”

HISTORIA ME AFRIM TOLEN- “Mbaj mend një derbi që kemi fituar kundër Partizanit 1-0 pas vitit 96, ku unë godita me kokë topin dhe e hoqi topin me dorë Afrim Tole nga vija fatale. Arbitër ishte Bujar Pregja dhe të gjithë i shkuan për të kërkuar penalltinë, ndërsa unë përveç penalltisë shkova edhe për ta nxjerrë me karton të kuq dhe për këtë kemi ndenjur 6 muaj pa folur, sepse unë atë e kisha shok dhome madje.” /oversport.tv

You may also like