Afrim me perspektivë për Partizanin, zyrtarizon sulmuesin 18-vjeçar

by admin
Spread the love

Një goditje me perspektivë mund të konsiderohet afrimi më i fundit i Partizanit. Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar Endri Çelaj i cili ka firmosur për dy sezone me “Demat e Kuq”.

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Çelaj i bashkohet të kuqve pas eksperiencës së tij në Slloveni me ekipin e Maribor.

“Endri Çelaj do të jetë pjesë e Partizanit për dy sezonet e ardhshme. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 18 vjeçar i cili i bashkohet të kuqve pas eksperiencës së fundit në Slloveni me ekipin e Maribor.” /oversport.tv

You may also like