Afrim Gashi vazhdon takimet në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, mikun tim Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë.

Biseduam për momentin politik të cilin po kalon Kosova, në kontekst të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona, por edhe mes dy subjekteve tona politike.

E përgëzova z. Krasniqi për angazhimin politik të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa morëm mirënjohje për rolin e Alternativës për fuqizimin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

AlternAtivA do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët politik, me qëllim fuqizimin e interesave të shqiptarëve në rajon.

Kënaqësi të takoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, gjatë qëndrimit tim në Prishtinë.

Bashkëbiseduan për çështjen e Kosovës dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ç’rast vlerësova angazhimin politik të LDK-së dhe kreut të saj Abdixhiku.

Folëm gjithashtu për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u vlerësua roli ynë për forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.

Diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, sidomos në ekonomi, arsim dhe kulturë.

You may also like