Afrim Gashi uron liderin e ri të Aleancës, Arben Taravarin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar Arben Taravarin për zgjedhjen e tij si kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ja urimi i plotë i Gashit:

I nderuari Arben, më vjen mirë që sot Kongresi i Aleancës për Shqiptarët të zgjodhi në detyrën e kryetarit të partisë.

Duke e respektuar vullnetin e delegatëve të ASH-së, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj këtij vendimi, duke gjykuar se ata kanë bërë përzgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre dhe të qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët edhe sot është një opozitë konstruktive dhe e respektuar, ndërsa duke uruar që flamuri i saj opozitar të jetë vlerë shtesë e demokracisë sonë parlamentare, dëshiroj të theksoj se Aleanca për Shqiptarët ka te AlternAtivA një mik dhe partner, në të cilin mund të mbështetet gjithnjë.

Urime e suksese!


You may also like