Afrim Gashi uron kancelarin e ri gjerman: Shpresojmë të përfshihen në BE edhe ato pak shtete që kanë mbetur jashtë saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka uruar kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Gashi shkruan se shpreson se me ardhjen e kancelarit të ri, do të përfshihen në BE edhe ato pak shtet që kanë mbetur jashtë saj.

“Prej sot Gjermania ka kancelar të ri. Z. Olaf Scholz vjen në këtë detyrë pas një qeverisjeje të suksesshme të znj. Merkel. Urojmë që ardhja e kanceralit të ri gjerman të jetë në funksion të një Europe të bashkuar dhe të fuqishme, që – pos tjerash – do të dijë dhe do të mund t’i përfshijë në BE edhe ato pak shtete të kontinentit europian që kanë mbetur jashtë këtij unioni.
Shpresojmë për ditë më të mira të euro-integrimit!
Urime!”,
ka shkruar Gashi.


You may also like