Afrim Gashi uron Arben Taravarin si kryetar të ASh-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas zgjidhjes së Arben Taravarit për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i Alternativës Afrim Gashi, nëpërmjet facebookut të tij shprehi miërnjohjen dhe theksoi se Taravari dhe Aleanca do të kenë gjithmonë Alternativën si aleat dhe partner të tyre.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Afrim Gashit:

“I nderuari Arben, më vjen mirë që sot Kongresi i Aleancës për Shqiptarët të zgjodhi në detyrën e kryetarit të partisë.

Duke e respektuar vullnetin e delegatëve të ASH-së, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj këtij vendimi, duke gjykuar se ata kanë bërë përzgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre dhe të qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët edhe sot është një opozitë konstruktive dhe e respektuar, ndërsa duke uruar që flamuri i saj opozitar të jetë vlerë shtesë e demokracisë sonë parlamentare, dëshiroj të theksoj se Aleanca për Shqiptarët ka te AlternAtivA një mik dhe partner, në të cilin mund të mbështetet gjithnjë.

Urime e suksese!”, shkroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës./Alsat.mk

You may also like