Afrim Gashi u takua me banorët e Komunës së Dollnenit – u kërkua që “me zemër” të jepet mbështetje për kandidatin Samedin Imeri

by admin
Spread the love

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me Shefin e Shtabit Qendror të Alternativës,

nënkryetarin Lulzim Aliu, sonte kanë qëndruar në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnillishtë, ku së

bashku me kandidatin për kryetar komune të Dollnenit nga Alternativa, Samedin Imeri, u bë hapja e

Shtabit Zgjedhor në Dollnen.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para banorëve të Dollnenit kërkoi

mbështetje për kandidatin Samedin Imeri, duke theksuar: ”Kërkoj nga ju që të jeni me Samedinin.

Me fitoren tonë në Dollnen, ne do të ofrojmë një qeverisje ndryshe. Do të jemi në mbështetje të

banorëve të kësaj ane. Qëllimi ynë është të ofrojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”,

përfundoi Gashi.

You may also like