Afrim Gashi u propozua për kryeministër nga Mickoski, vjen reagimi i Alternativës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia “Alternativa” ka komentuar propozimin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që Afrim Gashi të jetë mandatar për Qeveri kalimtare.

Nga “Alternativa” thonë se nuk kanë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe se nuk mund të flasim për asgjë tjetër.

“E falënderojmë Mickoskin për vlerësimin e tij për kryetarin Afrim Gashi, por Alternativa aktualisht është në një proces i cili vijon dhe ende nuk ka përfunduar. Në këtë periudhë nuk kemi asnjë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe nuk mund të flasim për asgjë tjetër”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Ndryshe, Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të mbështeste propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar i ri në vend të Dimitar Kovaçeeskit.

Mickoski madje u zotua se do të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem./Telegrafi/

You may also like