Afrim Gashi: Të katërt deputetët e Alternativës do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, nga selia e partisë ka njoftuar se pengesa që ishte këto ditë për të votuar për rrëzimin e  qeverisë është hequr.  Ne si katër deputetë kemi vendosur që unanimisht bashkë të votojmë për mosbesimin e qeverisë.

“Dua të ju them se nesër përfundon faza e parë, dhe më pas fillon faza e dytë dhe çfarë do të ndodhë nuk duam të paragjykojmë. Alternativa do të jetë pjesë e asaj qeverie që e ka të qartë kursin euroatlantik të vendit”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Gashi tha se duhet të formohet qeveri e re, se çfarë qeverie do të jetë dhe se kush do të jetë kryeministër do të duhet të dëshmojë para presidentit se ka shumicë.

“Mendojmë se në këtë krizë, në kohë pandemie, nuk besojmë se do të jetë e duhur që të ketë zgjedhje të lira”, u shpreh Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Afrim Gashi tha se ata kanë komunikim me partnerin e koalicionit Aleancën për Shqiptarët.

“Kjo fazë ka qenë e rëndë për të gjithë prej ne. Nëse dikush ka thënë ndonjë fjalë duhet kërkuar falje. Situata ka qenë e tensionuar, ndonjëherë dalin fjalë që nuk duhen thënë. I lus njerëzit që janë shprehur me fjalë të rënda, mendoj se duhet të tërhiqemi. Jemi para një sfide të rëndësishme si shtet, dhe duhet të qëndrojmë bashkërisht”, u shpreh Afrim Gashi.

Sa i përket formimit të Qeverisë së re, Gashi tha se ajo është një fazë tjetër, të shohim si do të mbaroj dita e nesërme dhe do të shohim se si do të rrjedh procedura.

“Ka norma kushtetuese se kujt i jepet mandati. Të mos paragjykojmë të mbarojë dita e nesërme. Me rëndësi është që Alternativa të qëndrojë në parimet e veta dhe besnike ndaj votuesve të vet”, u shpreh Gashi. /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like