Afrim Gashi takon ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, e informon për propozimin që lëndët e korrupsionit mos të vjetrohen

by admin
Spread the love




Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja. Sipas njoftimit në takimin është biseduar për propozimin e Alternativës, që me hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do të sanksionojë lëndët e korrupsionit të mos vjetrohen.

“Sot, bashkë me deputeten dhe nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kishim kënaqësi ta takojmë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja.

Me këtë rast, me z. Qehaja biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese. Në këtë kontekst e informova Ambasadorin Qehaja për propozimin e Alternativës që në hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do ta sanksionojë që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen.

Ambasadori e përshëndeti iniciativën dhe na uroi sukses në këtë nismë, që – pos tjerash – është ndër vlerat kryesore të demokracisë së promovuar nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA-ja”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

 


You may also like