Afrim Gashi takohet me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z. Millan Predan

by admin
Spread the love




Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, z. Millan Predan.

Në këtë takim kështë është biseduar për për perspektivën euro-integruese të vendit dhe mundësinë që Maqedonisë së Veriut t’i jepet datë për fillimin e negociatave aderuese.

Në vijim ja postimi i plotë i Gashit në facebook:

 Sot kisha kënaqësi që, i shoqëruar nga deputetja dhe nënkryetarja Safije Sadiki Shaini, ta takoj ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Millan Predan.

Me Ambasadorin Predan biseduam për perspektivën euro-integruese të vendit dhe mundësinë që Maqedonisë së Veriut t’i jepet datë për fillimin e negociatave aderuese. Ai, si përfaqësues i shtetit që kryeson me BE-në, shprehu gatishmërinë që vendi i tij të na ndihmojë në këtë rrugë. Si mik i Maqedonisë së Veriut, ai u tregua jashtëzakonisht i interesuar që bisedimet për integrim me BE të fillojnë sa më shpejt, për çka ai dhe vendi i tij mbeten të fokusuar në veçanti.

Unë e falënderova Ambasadorin Predan për pritjen, por edhe për angazhimin e tij personal e shtetëror slloven përkitazi me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian


You may also like