Afrim Gashi mori pjesë në tubimin Qendror të koalicionit AAA-ASH në Studeniçan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas tubimit në Shuto Orizare, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e takimeve të tij e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, ku përpos hapjes së Shtabit Lokal, sonte u mbajtë edhe tubimi qendror i koalicionit AAA-ASH në komunën e Studeniçanit. Në këtë tubim qindra aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit opozitar, dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidatin Prof. Fatmir Ejupi.
Fjalë rasti para banorëve të Studeniçanit, kishte deputeti i zonës 1 nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili tha:
“Në Studeniçan i kemi fituar të gjitha partitë në zgjedhjet parlamentare të 2020-tës. Ne dijmë të ju tregojmë banorëve se shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë. Në vështirësi lindin trimat. Ne jemi në anën e ndershmërisë dhe pastërtisë”, ka theksuar deputeti i zonës 1 nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi-Zejdi.
Në fjalën e tij para banorëve të Studeniçanit, kandidati i koalicionit AAA-ASH, Fatmir Ejupi tha:
“Është nder që sonte në Studeniçan të kemi dy kryetarët e partive politike, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela. U shprehi falënderim gjithë aktivistët e opozitës shqiptare AAA-ASH të cilët bashkërisht japin frymë fituese. Ne më 17 tetorit do të fitojmë në Studeniçan”, theksoi kandidati Ejupi.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke kërkuar mbështetje masovike për Fatmir Ejupin, në fjalimin e tij para banorëve të Studeniçanit u shpreh me këto fjalë:“Ne jemi në politikë që të promovojmë vlera morale dhe kombëtare. Fatmir Ejupin e admiroj se ai është i zellshëm dhe punëtor i madh. Ne më 17 tetor do të festojmë në Studeniçanin tonë. 17 tetori është një betejë mes të bardhës dhe të zezës. Ejani që pas 17 tetorit ta bëjmë betejën për ndryshimin e madh“, përfundoi Gashi.

You may also like