Afrim Gashi: 17 tetori është një ditë ku duhet të mbyllet një kapitull i rëndë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke folur në tubimin qendror të opozitës në Zhelinë tha se është i bindur se Zhelina do të votojë për ndryshimin, për të ardhmen e rinisë dhe për të ardhmen e të gjithë neve.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke folur në tubimin qendror të opozitës në Zhelinë tha se është i bindur se Zhelina do të votojë për ndryshimin, për të ardhmen e rinisë dhe për të ardhmen e të gjithë neve.

“E kam ndjenjën që këto ditë edhe Zoti po na ndihmon, me shiun që është duke ra, e ua nxori në shesh të gjitha të metat këtyre kryetarëve që udhëheqin 20 vite me komunat tona.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Prandaj mendoj se ndonjëherë pavarësisht mendimeve që i kemi për disa kryetar të komunave, janë disa momente që i shohim me sy, gropat, rrugët e pa asfaltuara, mungesa e ujësjellësit dhe kanalizimeve, janë dëhsmi që i shohim gjithë ne e të cilat nuk guxojnë të mungojnë në shekullin 21 në zemër të Evropës”, tha Afrim Gashi.
Gashi tha se 17 tetori është një ditë ku duhet të mbyllet një kapitull i rëndë për shqiptarët e Maqedonisë.

“Një kapitull 20 vjeçar. Mendoj se 18 tetori duhet të na gjej me një faqe të re, duke pasur një perspektivë të re, një vizion të ri, me kryetar të komunave që do të përkushtohen të punojnë për qytetarët e komunave që do t’i udhëheqim”, u shpreh Afrim Gashi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like