Afishe në serbisht në vendin ku u vra Enver Zymberi, Musliu: Grupi i kriminelëve po humbet kohë

by admin
Spread the love

Një afishe është vendosur sot në mëngjes në gjuhën serbe në veri të vendit, përkatësisht në vendin ku ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Në këtë afishe me shkronja të mëdha ç’cirilike, shkruan “Ne jemi këtu! Në pritje”.

Dhe në lidhje me këtë përmes rrjetit social në Twitter ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Ai përmes postimit ka shkruar se grupet kriminale të Radojiçiqit dhe Vuçiqit janë duke pritur në veriu të vendit.

Por siç ka shkruar ai, kush pret humbet kohë.

“ ‘Ne jemi këtu! Duke ju pritur!’. Grupet kriminale të Radojiçiqit dhe Vuçiqit janë duke pritur në veri të vendit në Kosovë. Por kush pret, humbet kohë”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, një ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se Policia e Kosovës ka filluar  patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit, gjë që bëri që sot të reagoi Lista serbe duke thënë se “Kosova nuk do të arrijë kurrë që të sundojë veriun”.Reklama

Por gjithashtu tri ditë më parë, kryeministri i vendit Abin Kurti vizitoi veriun e vendit, përkatësisht bazën e PK-së në Zubin Potok e kampin Belvedere në Mitrovicë.

Edhe këtë vizitë nuk priti mirë komuniteti serbë në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”. /Telegrafi/

“We are here! Waiting!” The group of criminals #Radoicic and #Vucic are waiting again in north of #Kosovo. But who waits, wastes time! pic.twitter.com/USqfzMu1nj

— Agim Musliu (@agim_musliu) September 9, 2022

You may also like